Ish-sulmuesi i Italisë dhe Juventusit, Luka Toni, e ka kritikuar Cristiano Ronaldo për qëndrimin dhe sjelljen e tij karshi bashkëlojtarëve në ndeshjet e fundit.
Toni, i cili ka luajtur edhe për klube të tjera si Palermo, Fiorentina, Roma, Genoa dhe Hellas Verona, foli për gazetën italiane “Tuttosport” për sjelljen sulmuesit portugez, transmeton Gazeta Express.
Ronaldo ishte tepër i zhgënjyer pas fitores së Juventusit 3:1 kundër Genoas në fundjavë, pasi dështoi të shënojë gol vet.
Ai u largua i vetëm nga fusha dhe e shfryu zemërimin në zhveshtore, ku raportohet ta ketë grushtuar murin, para se të largohej nga stadiumi i pari.
“Ai është shumë i rëndësishëm për Juventusin. Ai është golashënuesi më i mirë, ka shënuar shumë gola. Por unë nuk jam i kënaqur me qëndrimin e tij ndaj bashkëlojtarëve. Më bëri të mendoj për kohën kur luaja uën”, tha Toni.
Ai shtoi: “Edhe unë kam qenë vetjak kur nuk kam shënuar, por prapëseprapë kam qëndruar në fushë për të festuar. Unë e kam duruar zhgënjimin”.
Fituesi i Kupës së Botës i zhvilloi vetëm 15 ndeshje për Juventusin gjatë një viti qëndrimi në Torino, duke i shënuar dy gola. /Gazeta Express/