Tomë Gashi flet për Express, demanton lajmet se është sulmuar nga shoferi i Tërmkollit - Gazeta Express
string(85) "tome-gashi-flet-per-express-demanton-lajmet-se-eshte-sulmuar-nga-shoferi-i-termkollit"

Tomë Gashi flet për Express, demanton lajmet se është sulmuar nga shoferi i Tërmkollit

Gazeta Express

29/10/2020 22:50

Avokati kosovar, Tomë Gashi, në një përgjigje të shkurtër për Gazetën Express, ka demantuar raportimet për kinse sulmin ndaj tij nga shoferi i Melihate Termkollit pas një debati të nxehtë në Televizioni Publik. Ai prerë ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë.

“Jo nuk është e vërtetë”, ka thënë Tomë Gashi për Express.

Lexo Edhe:

Ky raportim në mediat vendore ka ardhur pas një debati të nxehtë mes Tomë Gashit dhe Termkollit në Televizionin Publik.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë./Express/