Tom Cruise gati sa nuk u përfshi në aksident gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7” - Gazeta Express
string(84) "tom-cruise-gati-sa-nuk-u-perfshi-ne-aksident-gjate-xhirimeve-te-mission-impossible-7"

Tom Cruise gati sa nuk u përfshi në aksident gjatë xhirimeve të “Mission Impossible 7”

Gazeta Express

25/11/2020 16:39

Kanë vazhduar xhirimet e vazhdimit të shtatë të filmave të popullarizuar që njihen me titullin bazë “Mission Impossible”.

Tom Cruise si protagonisti kryesor i ka xhiruar skenat e reja në kryeqytetin italian, Romë, ku është vendosur ekipi i filmit.

Lexo Edhe:

Ndërsa duke realizuar një prej skenave të rrezikshme, ai gati sa nuk u rrokullis me veturë.

Cruise ishte duke xhiruar një skenë ndjekjeje me një Fiat 500 me ngjyrë të verdhë, të cilit aktori e ka vozitur nëpër kryeqytet.

Megjithatë, gjatë vozitjes, vetura e goditi një kalldrëm dhe u ngrit dhe për pak sa nuk u rrokullis.