Toka, banesa, vetura…kjo është pasuria e Burim Berishës


Gazeta Express
9 Qershor 2019 11:08

Kryetar i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha duket që pasurinë më të madhe e ka në toka dhe banesa por nuk është keq edhe me të hyrat vjetore që merr si familje. Kjo pasi të gjithë anëtarët e familjes i ka të punësuar në institucionet shtetërore.

Berisha ka deklaruar tokë bujqësore të trashëguar në vlerë 60 mijë euro, pastaj dy banesa të vogla, njërën në vlerë 12 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 24 mijë euro, oborrin e shtëpisë në vlerë 35 mijë euro, një pemishte të trashëguar në vlerë 40 mijë euro, tokë bujqësore 3 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë  12 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar dy vetura, një Golf 6 në vlerë 10 mijë euro dhe një BMW 320 në vlerë 18,445 euro.   

E derisa para të gatshme ka 21.300 euro, ka edhe dy kredi, njërën në vlerë 10 mijë euro e tjetrën në vlerë 7 mijë euro.Kurse, si familje në vit marrin mbi 32 mijë euro në vit, të gjitha nga buxheti i Kosovës. Ai si kryetar komune merr 15,979 euro, bashkëshortja 5,160 euro, njëri nga fëmijët 6,336 euro dhe tjetri 4,560 euro.

Te fundit


Kthehu lart