Tmerrohen zyrtarët francezë, qindra veta mblidhen për ta shikuar një ndeshje futbolli - Gazeta Express
string(84) "tmerrohen-zyrtaret-franceze-qindra-veta-mblidhen-per-ta-shikuar-nje-ndeshje-futbolli"

Tmerrohen zyrtarët francezë, qindra veta mblidhen për ta shikuar një ndeshje futbolli

Gazeta Express

25/05/2020 14:57

Autoritetet në Strasburg kanë reaguar me zemërim sepse qindra tifozë u mblodhën për ta shikuar një ndeshje të jashtëligjshme futbolli, duke thyer rregullat mbrojtëse ndaj pandemisë koronavirus.

Tubimi i më shumë se 10 personave në një vend është i ndaluar rreptësishtë sipas masave për Covid-19 të qeverisë franceze, por prapëseprapë një turmë e madhe ishte e pranishme për ndeshjen mes Neuhof dhe Hautepierre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Video e xhiruar nga kjo ndeshje, e cila u zhvilluar në Stade Paco Meteo, tregon sesi masat për ruajtjen e distancës sociale po injoroheshin.

Sipas mediave franceze, rreth 400 persona ishin mbledhur për ta parë këtë ndeshje, pas një njoftimi në Facebook.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqin skena kaosi kur tifozët e pushtojnë fushën për t’i festuar golat.

Zëvendëskryetari i Strasburgut, Serge Oehler, ka thënë: “Ajo që ndodhi këtë fundjavë është papërgjegjësi e paparë deri më tani.”

“Budallallëku dhe papërgjegjësia mund të krijojnë gjendje të rëndë dhe shkatërruese shëndetësore në rajonin tonë. Vendi dhe mjekët tonë nuk kanë nevojë për diçka të tillë. I kam kërkuar Strasburgut të tregojë përgjegjësi”, shtoi ai.  /Gazeta Express/