Tmerr për sulmuesin e Shqipërisë, ekipi i parë s’e do, luan për ekipin e të rinjve


Gazeta Express
20 Gusht 2019 23:05

Eros Grezda duhej të largohej nga Rangers, por nuk arriti të gjente një ekip gjatë afatit kalimtar të verës. Për sulmuesin kishte interesim prej disa klubeve nga kampionati francez, por që u refuzuan. Trajneri Steven Gerrard tha se nuk përmbushnin synimet e klubit.

Legjenda e futbollit anglez nuk e llogarit aspak shqiptarin, madje e ka nxjerrë jashtë ekipit. Gjakovari është detyruar të luajë me të rinjtë e Rangers në një ndeshje miqësore që këta të fundit zhvilluan kundër ekipit të Fleetëood Toën U-23. Shqiptari e nisi si titullar në fitoren 0-2 të ekipit skocez.

Grezda është jashtë planeve të Gerrard, por klubi po mundohet ta mbajë në formë dhe të angazhuar. Lojtari i kombëtares konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të afatit kalimtar.

Te fundit


Kthehu lart