Një tjetër protestë e serbëve ka nisur në veri të Mitrovicës me arsyen se “Lista Srpska dhe Aleksandar Vuçiq nuk i plotësuan kërkesat” që grupi i tyre i paraqiti në protestën e kaluar më 8 janar.
Tubimi ka nisur pak para orës 12:30 dhe u mbajt para selisë së Listës Srpska. Në tubim dolën rreth 40 pjesëmarrës, të cilët kanë kënduar himnin serb dhe mbajtën një pankartë të madhe me ngjyrat e flamurit serb dhe një tjetër ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Siç raporton “Kossev”, një patrullë këmbësore e Policisë së Kosovës është parë edhe në fillim të shëtitores në afërsi të urës së qytetit, transmeton Gazeta Express.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...