Një burrë me ngjyrë që vdiq tre muaj më parë gjatë arrestimit në Tacoma të Ëashington, dëgjohet duke bërtitur në një video-inçizim – “nuk mund të marrë frymë”.
Sipas mediave të huaja, Policia e qytetit u përpoq të arrestonte Manuel Ellis, më 3 mars.
Oficerët thonë se kishte një grindje mes tyre, dhe Ellis “duhej të mbahej nën kontroll”.
Ata u shprehën që oficerët thirrën ndihmën mjekësore kur panë që ai kishte nevojë për ndihmë, por Ellis vdiq në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, ai rrahet nga policia, ndërsa dëgjohet duke thënë: “Nuk mund të marrë frymë”.
Ndryshe përveç rastit të Ellis, ngjarja e fundit e George Floyd ka shkaktuar protesta të dhunshme në të gjithë vendin – ky i fundit u vra nga një prej oficerëve në Minneapolis.
Tacoma Mayor Calls For Firing Of 4 Officers After Black Man’s Death In Custody | NBC Nightly News
Manuel Ellis could be heard telling officers “I can’t breathe” in a witness’s video of his arrest three months ago in Tacoma, Washington. The 33-year-old’s d…