Tjetër libër për Trump’s: Ish-këshilltarja e Melanie Trump zbulon detaje ‘ekskluzive’ për Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(104) "tjeter-liber-per-trumps-ish-keshilltarja-e-melanie-trump-zbulon-detaje-ekskluzive-per-shtepine-e-bardhee"

Gazeta Express

07/07/2020 12:48

Tjetër libër për Trump’s: Ish-këshilltarja e Melanie Trump zbulon detaje ‘ekskluzive’ për Shtëpinë e Bardhë

Gazeta Express

07/07/2020 12:48

Një ish ndihmëse e zonjës së parë të SHBA’ve, Melanie Trump, e cila ndihmoi në mbikëqyrjen e inagurimit të Donald Trump, ka shkruar një biografi ku përshkruan miqësinë e saj 15 vjeçare me gruan e Presidentit amerikan, Donald Trump

Stephanie Winston Wolkoff u emërua si këshilltare e papaguar e zonjës së parë menjëherë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në vitin 2016, dhe ajo luajti një rol të profilit të lartë në ndihmën e kalimit të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë nga Nju Jorku, ndërsa e këshillonte atë për portofolin e saj politik.

Lexo Edhe:

Por në shkurt të vitit 2018, Winston Wolkoff u detyrua të largohej pasi raportoi se firma e saj kishte marrë 26 milion dollarë pagesa për të ndihmuar në planifikimin e ceremonisë së inaugurimit të Trump në 2017, dhe ngjarje të tjera të ngjashme.

Libri do të titullohet ‘Melanie and Me’, dhe do të botohet nga Gallery Books më 1 shtator, njoftoi Vanity Fair.

Ky libër do të përfshijë “udhëtimin e saj nga miqësia e tyre që filloi në Nju Jork në rolin e Winston Wolkoff, si këshilltarja e besuar e Zonjës së Parë për largimin e saj të papritur dhe shumë publik, në jetën pas Uashingtonit”, sipas një përshkrimi të marrë nga revista.

Kur të dyja u ndanë në vitin 2017, ajo i tha New York Times: “Unë pres që të mbetet një burim i besueshëm për këshilla dhe mbështetje mbi baza joformale.”

Sipas Daily Beast, një përshkrim i librave në Google i librit në dispozicion në internet thoshte se do të siguronte “një portretizim zbulues dhe shpërthyes të miqësisë 15-vjeçare të Stephanie Winston Wolkoff me Melania Trump dhe zhvillimet kaotike në Shtëpinë e Bardhë.