Manchester United është ndalur sërish.
Në xhiron e 27 në Premierligë, Unitedi barazoi 0-0 në udhëtim me Crystal Palace.
Skuadrat kishin rastet e veta për 90 minuta, me Man Unitedin që disa herë i vuri në vështirësi vendasit, por assesi të gjejë golin e fitores.
Ky është barazimi i katërt për “Djajtë e Kuq” në pesë ndeshjet e fundit, çka ka bërë që të mbesë 14 pikë prapa liderit, Manchester City. /Gazeta Express/