Tjetër aksident, makinat përplasen në Korçë- Pogradec, dy plagosen - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

15/09/2019 18:52

Tjetër aksident, makinat përplasen në Korçë- Pogradec, dy plagosen

Ballina

Gazeta Express

15/09/2019 18:52

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri këtë pasdite, kësaj rradhe në aksin rrugor Korçë- Pogradec, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa ambulanca i ka nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal në Korçë.

Kujtojmë se vetëm disa minuta më parë një aksident ku u përplasën tre makina ndodhi në aksin Elbasan- Peqin, ku për pasojë mbetën të lënduar 4 persona. Mes tyre një grua ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën./Express