Tiranë – Durrës me pagesë, ministrja e Ramës tregon se kur do fillojë aplikimi i tarifës


Gazeta Express
16 Maj 2019 13:12

Pas lajmit se autostrada Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë reagoi sërish ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas saj në shtator do të nisin punimet dhe taksa nuk do të vendoset nga shtatori.

“Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim çdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet.

Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”, – tha Balluku.

Te fundit


Kthehu lart