Tirana mbushet me tifozë italianë e holandezë, sot e nesër aterojnë 54 aeroplanë në tokën shqiptare - Gazeta Express
string(98) "tirana-mbushet-me-tifoze-italiane-e-holandeze-sot-e-neser-aterojne-ne-token-shqiptare-44-aeroplane"

Tirana mbushet me tifozë italianë e holandezë, sot e nesër aterojnë 54 aeroplanë në tokën shqiptare

Futboll

Gazeta Express

24/05/2022 15:17

Tirana këto ditë do të jetë kryeqytet i futbollit evropian.

Lexo Edhe:

Tifozët italianë dhe ata holandezë ia kanë mësyrë me të madhe Shqipërisë para ndeshjes finale të Europa Conference League, shkruan “Gazeta Express”.

Sot në kryeqytetin shqiptar pritet të aterojnë 18 aeroplanë metifozë nga Italia dhe nga Holanda.

Ndërsa, nesër do të arrijnë 36 aeroplanë të tjerë nga këto dy vende, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, do të jenë gjithsej 54 aeroplanë që do të aterojnë në tokën shqiptarë vetëm sot e nesër, vetëm me tifozë të dy ekipeve finaliste, Roma dhe Feyenoord.

Plus mijëra tifozë kanë mbërri në Shqipëri nga dita e diel, për të vazhduar me dje dhe sot.

“ITA Airways”, duke mos pasur aeroplanë të lirë në dispozicion, i ka huazuar linjat bullgare, rumune, “AIR France”, “Etihad” etj.

Finalja e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. /Gazeta Express/