Tirana 24 orë pa ujë, ja kur do rinisë furnizimi


Gazeta Express
20 Shtator 2019 16:10

Prej mbrëmjes së djeshme shumë zona në Tiranë kanë mbetur pa ujë.

Sipas UKT shkak i mungesës së ujit është bërë një problem në linjën e transmetimit në Bovillë.

UKT njofton se defekti është rregulluar, ndërsa në mbrëmje nis furnizimi me ujë.

NJOFTIMI I UKT

Defekt në linjën e transmetimit në Bovillë, kufizime të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 18 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre.

Pavarësisht eliminimit të defektit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar. Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla. Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart