Tifozja australiane e Interit që e mahniti San Siron


Gazeta Express
19 Shtator 2019 16:38

Modelja australiane, me origjinë nga Libani, Jessica Kahawaty është një tifoze “e zjarrtë” e Interit, por vetëm mbrëmjen e të martës bëri ëndrrën realitet, duke parë zikaltrit në ndeshjen e parë sezonale në Champions League.

Natyrisht që rezultati nuk ishte ai i duhuri, pasi Interi i Contes nuk shkoi më shumë se një barazim përballë modestëve të Slavia Pragues, por kjo nuk e pengon Jessicën të premtojë se do të jetë në “San Siro” edhe për derbin me Milanin.

Australiania ka komentuar se do vazhdojë të ndjekë Interin në stadium, deri sa të rikthehet te fitorja, ndërsa ka shtuar me humor se shpreson te triumfi në derbi, pasi ka një agjendë tejet të ngjeshur.

Te fundit


Kthehu lart