Tifozi vrapon drejt Ronaldos, por e pëson nga policia - Gazeta Express

Tifozi vrapon drejt Ronaldos, por e pëson nga policia

Instant

Gazeta Express

23/07/2019 21:23

Juventusi po e vazhdon fazën  përgatitore, tani në Kinë, ku do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore.

Të mërkurën në mesditë Juventusi do të përballet me Interin.

Djelmoshat e Maurizio Sarrit janë duke i vazhduar stërvitjet për këtë ndeshje, por që në atë të fundit, ka ndodhur një gjë interesante.

Një tifoz është futur në fushën e stërvitjes, por pa arritur të afrohet tek lojtarët e Juves është kapur nga policia.

Ishin shumë policë që iu bën djaloshit që ta ndalin, ndërsa Ronaldo në formë shakaje i hedhet njëri në shpinë.

Polici kur e pa që ishte Ronaldo e mori me sportivitet.

Pas kësaj stërvitja e Juventusit vazhdoi rregullisht dhe nën masa të rrepta sigurie.