Tifozët shpërthejnë kundër Zhegrovës: As n’termin s’të kisha lënë me lu!


Gazeta Express
21 Mars 2019 23:10

Tifozët e kanë vërshuar me komente Edon Zhegrovën në Instagram

Pas brazimit 2-2 në “Fadil Vokrri” me Danimarkën, Zhegrova postoi një foto dhe shkroi: “Faleminderit gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme”, raporton Gazeta Express.

Por, në këtë foto – ai mori shumë komente negative. Shumica e fansave e fajësojunë 19-vjeçarin për golat e pranuar në barazimin 2-2 me Danimarkën.

“Me mendjemadhësi kërkun nuk mrrin, po duhet mi gra me punu shumë”, “Boll keq e ke lujt”, “Mshele instagramin , bohesh super lojtar, “O biri lidhe pak me shokt e ekipit mos maj top shum”, “2 gabime nga ty pesuam 2 gola”, “As n’termin s’të kisha lënë me lu!”, ishin disa nga komentet negative për Zhegrovën, për të cilin kishte edhe pozitive. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart