string(120) "tifozet-serbe-bejne-skandal-ne-ligen-e-kampioneve-i-nderojne-terroristet-e-banjskes-dhe-bejne-thirrje-kunder-shqiptareve"

Futboll

Gazeta Express

05/10/2023 9:23

Tifozët serbë bëjnë skandal në Ligën e Kampionëve, i nderojnë terroristët e Banjskës dhe bëjnë thirrje kundër shqiptarëve

Futboll

Gazeta Express

05/10/2023 9:23

Tifozët e Crvena Zvezdës e kanë bërë një veprim skandaloz mbrëmë në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, tifozët e klubit serb në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Young Boysit të Zvicrës i kanë nderuar dhe i kanë kujtuar terroristët serbë të vrarë nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Siç njofton mediumi serb “Telegraf”, grupi i tifozëve “Delije” e shpalosën një fotografi gjigante, ku i kujtuan dy nga terroristët e vrarë pas sulmit në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici hero Afrim Bunjaku, përcjell “Gazeta Express”.

Pankarta i shfaqte emrat e dy prej tre terroristëve të vrarë, Igor Milenkovic e Bojan Mijailovic.

Krahas emrave të tyre, ata e vendosën fotografinë e madhe të Stefan Nedeljkovicit, po ashtu terrorist i vrarë, i cili ishte tifoz i këtij klubi serb.

Gjithashtu, nuk munguan as thirrjet skandaloze të tifozëve nacionalistë si “Kosova është Serbi” dhe “vrite, prite, që shqiptari të mos ekzistojë”.

Natyrisht, tash priten veprimet konkrete të UEFA-s ndaj tifozëve problematikë që nxisin dhunë dhe vrasje. /Gazeta Express/

aaaaa