Tifozët malazezë injorojnë ata serbë për fyerjet ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(61) "tifozet-malazeze-injorojne-ata-serbe-per-fyerjet-ndaj-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 0:17

Tifozët malazezë injorojnë ata serbë për fyerjet ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

28/03/2023 0:17

Në Podgoricë kanë luajtur Mali i Zi dhe Serbia. Rezultati përfundoi 0-2 për Serbinë, ndërsa deri më tani vendasit janë shfaqur më të rrezikshëm.

Në stadium janë edhe tifozët e Serbisë, që kanë tentuar të bëjnë thirrje anti-Kosovë.

Lexo Edhe:

Sipas “scsport.ba”, tifozët serbë kanë nisur thirrjen “Kosovo”, me shpresë që malazezët do të vazhdojë me thirrjen “Serbia”.

Por serbët janë injoruar plotësisht nga tifozët vendas.

Tifozëve serbë kjo nuk u pëlqeu dhe menjëherë filluan me fyerje ndaj Malit të Zi.