Tifozët kosovarë ndihmojnë familjen gjilanase që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri - Gazeta Express
string(86) "tifozet-kosovare-ndihmojne-familjen-gjilanase-qe-humbi-dy-djem-nga-termeti-ne-shqiperi"

Tifozët kosovarë ndihmojnë familjen gjilanase që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri

Gazeta Express

29/11/2019 21:28

“Skifterat” e Gjilanit dhe “Plisat” e Prishtinës kanë zbuluar se përveç ndihma që i kanë dërguar në Shqipëri për të prekurit nga tërmeti, ata kanë ndarë ndihma edhe për familjen gjilanase që i humbi dy djem nga tërmeti.

49 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në mesin e këtyre viktimave janë edhe dy djem nga Gjilani, të cilët kishim qenë në Durrës për të punuar.

Familja gjilanase nuk është lënë në harresë nga tifozeritë kosovare, që kanë qenë duke grumbulluar ndihma gjatë ditëve të fundit.

“Një pjesë e buxhetit do të shkojë për familjen në Gjilan që i ka humbur dy anëtarë të familjes. Unë u shprehi shumë ngushëllime, Skifterët kanë qenë atje dhe do t’u qëndrojnë afër”, ka thënë Qëndrim Behluli nga “Skifterët”.

Edhe Plisat kanë dhënë ndihma për këtë familje, përderisa Denis Pitarka tregon se sa të prekur kanë mbetur ata nga ky rast.

“Familja e Gjilanit po rezulton se i ka humbur tre djem, dy në këtë tragjedi dhe një më herët. Pardje e kontaktuam këtë familje dhe kemi shkuar t’i vizitojmë. E kemi ndarë për ta një shumë simbolike dhe u shprehi ngushëllime familjes.

Përveç ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, kosovarët kanë ofruar edhe strehim për durrsakët derisa gjendja atje të stabilizohet. /Gazeta Express/