Tifozët e Tottenhamit e tallin Aubameyangun në pompën e benzinës - Gazeta Express
string(65) "tifozet-e-tottenhamit-e-tallin-aubameyangun-ne-pompen-e-benzines1"

Tifozët e Tottenhamit e tallin Aubameyangun në pompën e benzinës

Gazeta Express

15/07/2020 13:54

Pierre-Emerick Aubameyang mbeti pafjalë përderisa tallej nga një tifoz i Tottenhamit në një pompë të benzinës në Londër.

Pas disfatës së Arsenalit me rezultat 2:1 kundër Tottenhamit në fundjavë, tifozi i Tottenhamit i këndonte sulmuesit të Arsenalit “2-1, 2:1”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Oi, Aubameyang! 2:1, 2:1. O gjigant, 2:1”, dëgjohet teksa i thotë tifozi i Tottenhamit Aubameyangut.

Sulmuesi nga Gana i mblodhi krahët dhe e tundi kokën para se t’i afrohej një tifoz tjetër.

Aubameyangu e pati të pamundur të mos identifikohet nga tifozi i Tottenhamit, pasi që ishte i veshur me veshje të Arsenalit dhe po e mbushte me benzinë veturën e tij të famshme, Lamborghinin në ngjyrë të artë që raportohet t’i ketë kushtuar 160 mijë funte. /Gazeta Express/