Tifozët e Partizanit shpalosin transparentin për trajnerin serb që nuk e udhëhoqi Malin e Zi kundër Kosovës


Gazeta Express
13 Qershor 2019 11:25

Tifozët e Partizanit, “Grobari” e kanë falënderuar dhe përshëndetur veprimin e trajnerit serb, Ljubisa Tumbakovic, i cili nuk pranoi ta udhëhiqte Malin e Zi kundër Kosovës pas presioneve të vazhdueshme që mori nga serbët, të cilët e kërcënuan edhe me jetë

Serbët po e konsiderojnë si hero trajnerin Ljubisa Tumbakovic, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, trajneri serb nuk pranoi ta udhëhiqte Malin e Zi në ndeshje me Kosovën, në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

“Tumba” kishte marrë mesazhe kërcënuese nga serbët dhe për shkak të presionit të madh vendosi të mos e drejtonte ekipin malazez në barazimin 1:1 ndaj “Dardanëve”.

Dhe, ky vendim i kushtoi atij me shkarkim nga pozita e trajnerit të Malit të Zi.

Sidoqoftë, veprimi i tij po përshëndetet me të madhe në Serbi.

Madje, tifozët e Partizanit, “Grobari” ia kanë kushtuar një transparent atij, në ndeshjen e fundit të bardhezinjve në basketboll mbrëmë.

“Bravo ‘Tumba’”, kanë shkruar tifozët e klubit serb, duke iu referuar trajnerit serb, i cili së fundmi, si shpërblim, ishte në opsion për ta marrë postin e Kombëtares së Serbisë, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Fatkeqësisht, politika po vazhdon të përzihet në sport. /Gazeta Express/

Grobari poruka za Tumbu i Crnogorce

HotSport Grobari Partizan

Te fundit


Kthehu lart