Tifozët e Partizanit në Austri: “Kosova është zemra e Serbisë”!


load
Gazeta Express
11 Korrik 2019 11:20

Tifozët e Partizanit, “Grobari” kanë thirr në kor: “Kosova është zemra e Serbisë”, në ndeshjen miqësore që e zhvilloi skuadra serbe në Austri ndaj skuadrës franceze, Bordeaux

Tifozët serbë vazhdojnë ta përziejnë politikën me sport, shkruan Gazeta Express.

Ata po ashtu vazhdojnë të ëndërrojnë, duke e konsideruar ende Kosovën si pjesë të tyre.

Në fakt, tifozët e Partizanit, të njohur si “Grobari” ishin prezentë në Austri në ndeshjen miqësore që e zhvilloi ekipi i tyre i zemrës me skuadrën Bordeaux.

Dhe, ndër thirrjet e tyre, u dëgjua edhe ajo: “Kosova është zemra e Serbisë” në gjuhën serbe.

Rreth 20 tifozë të ekipit bardh e zi ishin prezentë në tribuna, ndërsa pas lojës përunduan edhe në fushën e blertë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart