Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj lajmit se Shaqiri mund të shitet


Gazeta Express
24 Maj 2019 13:31

Dje u raportua se Liverpooli mund ta shesë Xherdan Shaqirin gjatë afatit kalimtar të verës. Shumë tifozë të Liverpoolit besojnë se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë pasi që besojnë se 27-vjeçari ende mund t’i ndihmojë skuadrës së Jurgen Kloppit.

Gazeta angleze, Metro, raportoi dje se Liverpooli mund ta largojë Xherdan Shaqirin këtë verë, pasi që skautët e klubit janë duke e mbikëqyrur situatën e yllit të Valencias, Samuel Chukwueze, si zëvendësues të mundshëm të Shaqirit, transmeton Gazeta Express.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit nga Stoke City gjatë afatit kalimtar të verës së vitit të kaluar dhe shumë tifozë besojnë se përfaqësuesit të Zvicrës duhet t’i jepet më shumë kohë për ta dëshmuar veten në këtë skuadër.

“Kjo po më bën të sëmurem”, shkruan @ckazakis.

“Pak e çmendur që ne duhet ta shesim Shaqirin për ta financuar një transferim tjetër, apo jo? Klubi është në pozitën më të mirë që ka qenë që një kohë të gjatë. Nuk duhet të jemi ende të varur nga shitjet për të blerë lojtarë të tjerë, veçanërisht kur kemi arritur në dy finale të Ligës së Kampionëve radhazi”, shkruan @mightyreds88.

“Lallana duhet të jetë lojtari i parë që largohet këtë verë, jo Shaqiri i cili ka bërë më shumë sesa mjaftueshëm përkundër që nuk ka luajtur shumë”, shkruan @becibradley.

Përderisa Liverpooli nuk besohet është duke e kërkuar me ngulm një klub të ri për Shaqirin, ata janë të gatshëm ta shesin atë nëse ndonjë klub bën ofertë mjaftueshëm të mirë.

27-vjeçari i ka shënuar gjashtë gola dhe i ka asistuar pesë të tjera në 30 ndeshjet që i ka zhvilluar në të gjitha garat me Liverpoolit. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit anglez e duan dikë që u bën më shumë presion lojtarëve në formacionin e parë.

Ylli i ri i talentuar i Villarrealit, Chukwueze, e ka kapur vëmendjen e tyre si një opsion i mirë. Përkundër që është vetëm 20-vjeçar, skautët e Liverpoolit besojnë se ai ka mjaftueshëm potencial për ta dëshmuar veten në “Anfield”.

Nigeriani i shënoi pesë gola në 19 paraqitje në La Liga këtë sezon, ndërsa ka qenë mjaft mbresëlënës edhe në Ligën e Evropës me Villarrealin. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart