Tifozët e Liverpoolit përgatisin pritjen për autobusin e Man Unitedit - Gazeta Express
string(69) "tifozet-e-liverpoolit-pergatisin-pritjen-per-autobusin-e-man-unitedit"

Tifozët e Liverpoolit përgatisin pritjen për autobusin e Man Unitedit

Gazeta Express

17/01/2020 12:17

Tifozët e Liverpoolit janë duke planifikuar ta presin autobusin e skuadrës së Manchester Unitedit, jashtë stadiumit Anfield, në mënyrë armiqësore, për t’ia bërë të ditur Djajve të Kuq se s’do të mundë ta ndalë Liverpoolin në tentimin për ta fituar titullin e Premierligës.

Faqja e grupit të tifozëve të Liverpoolit në Instagram i ka nxitur tifozët të shkojnë në Anfield dy orë para se të fillojë ndeshja në Anfield, në mënyrë që tifozët të jenë të pranishëm kur të vijë autobusi i Djajve të Kuq, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne po tentojmë ta fitojmë titullin tonë që 30 vjet. Manchester Unitedi do të dojë të na ndalë më shumë sesa kushdo tjetër, kështu që ne duhet ta përcaktojmë energjinë rreth vetes dhe t’i bëjmë të ditur se kjo s’është shaka”, shkruhet në postimin në Instagram,

“Ne të gjithë e dimë se sa na kanë ndihmuar këto pritje të autobusëve. Sillni birra, mjete piroteknike dhe flamuj. Le t’i tregojmë rivalit tonë të përjetshëm se çfarë do të thotë kjo për ne”.

Për t’i nxitur tifozët të marrin pjesë në këtë organizim, kjo faqe i ka listuar rastet kur tifozët kanë përgatitur pritje të tilla për klubet kundërshtare, duke i theksuar rezultatet pozitive dhe paraqitjet mbresëlënëse në ato raste.

“Kjo është thjesht e pabesueshme. Mund të thoni që është rastësi, por po flasim për tetë paraqitje të mrekullueshme dhe gjëja që e kanë të përbashkët është atmosfera që ne e patëm krijuar”.

“Këtë duhet ta bëjmë edhe kundër Manchester Unitedit. Nuk mjafton vetëm t’i mposhtim, por duhet t’i turpërojmë. Ejani herët dhe le t’u tregojmë djemve çfarë do të thotë kjo ndeshje”. /Gazeta Express/