Tifozët e Leicesterit shkruajnë profilin e Muriqit: Ja çfarë lojtari duam të blejmë - Gazeta Express
string(82) "tifozet-e-leicesterit-shkruajne-profilin-e-muriqit-ja-cfare-lojtari-duam-te-blejme"

Gazeta Express

12/12/2019 11:27

Tifozët e Leicesterit shkruajnë profilin e Muriqit: Ja çfarë lojtari duam të blejmë

Gazeta Express

12/12/2019 11:27

Faqja e tifozëve të Leicester Cityt, Leicester Mercury, e ka publikuar një artikull rreth sulmuesit kosovar në Fenerbahce, Vedat Muriqi, për të treguar se çfarë lloj lojtari është ai, pas interesimit të klubit anglez për të.

Forma e shkëlqyeshme të cilën po e shfaq këtë sezon, por edhe atë të kaluarin, ka bërë që Vedat Muriqi të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane, në mesin e tyre edhe Leicester City, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pasi që kosovari nuk është në mesin e futbollistëve me famë të madhe në Evropë, faqja Leicester Mercury e ka publikuar një artikull me disa informata kyçe për kosovarin.

“Kosovari i cili shënoi kundër Anglisë në shtator, Muriqi, i ka shënuar nëntë gola në 13 ndeshje për Fenerbahcen në këtë sezon të Superligës turke”, shkruan LeicesterMercury.

“Mediumi turk HaberGlobal raportoi se skuatët e Leicester Cityt iu bashkuan përfaqësuesve të Monacos dhe Eintracht Frankfurtit për ta shikuar Muriqin në ndeshjen e fundit të Fenerbahces, ku ai i shënoi dy gola”.

“Përderisa shumë tifozë e duan transferimin e një sulmuesi të gjatë 119 centimetra si Vedat Muriqi, klubi s’ka shumë gjasa ta transferojë një sulmues këtë dimër, veçanërisht pasi Kelechi Iheanacho është kthyer në formë”.

“Për më tepër, trajneri Bernard Rodgers ka folur për vështirësinë e akomodimit të sulmuesve në skuadrën e tij, pasi që Jamie Vardy është opsioni i parë dhe kjo bëri që Islam Slimani të huazohet”. /Gazeta Express/