Tifozët e këndonin Messin, reagimi i Ronaldos: Më xhelozojnë se jam i bukur, i pasur dhe brilant - Gazeta Express
string(93) "tifozet-e-kendonin-messin-reagimi-i-ronaldos-me-xhelozojne-se-jam-i-bukur-i-pasur-dhe-brilant"

Gazeta Express

27/05/2020 12:43

Tifozët e këndonin Messin, reagimi i Ronaldos: Më xhelozojnë se jam i bukur, i pasur dhe brilant

Gazeta Express

27/05/2020 12:43

Cristiano Ronaldo kishte pretenduar se tifozët e ekipeve kundërshtare nuk e duan atë për shkak se ai është i pasur, i bukur dhe një lojtar i mrekullueshëm, në një deklaratë të tij të dhënë në vitin 2011.

Gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Dinamo Zagrebit, tifozët e klubit kroat e kishin fishkëllyer vazhdimisht yllin portugez, Cristiano Ronaldon, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tifozët kroatë madje edhe kishin filluar të këndonin për yllin e Barcelonës, Lionel Messin, përderisa Ronaldo ishte zemëruar edhe me ndërhyrjet e shumta nga mbrojtësit e Dinamo Zagrebit.

Kur ishte pyetur për sjelljen e tifozëve në Kroaci, Ronaldo citohet nga The Guardian të ketë thënë: “Mendoj se pasi që jam i pasur, i bukur dhe lojtar brilant, njerëzit ma kanë zili”.

“Nuk kam asnjë sqarim tjetër”, kishte shtuar Ronaldo.

Portugezi kishte mbetur i pakënaqur edhe më gjyqtarin në atë ndeshje, pasi që stafi mjekësor ishte dashur t’ia qepë një qarje në kyçin e këmbës pas një ndërhyrje të ashpër nga kundërshtarët.

“Ne jemi të lumtur me tre pikët që i morëm, por s’jam i kënaqur me referimin. Shpresoj të mos e kemi këtë gjyqtar kurrë më. Njerëzit flasin për lojë të ndershme, për mbrojtjen e lojtarëve të mirë, por unë kurrë s’marr trajtim të tillë”, shtoi Ronaldo, pas fitores 1:0.

“Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Jam i mërzitur sepse i dëgjoj gjyqtarët duke thënë se do t’i mbrojnë lojtarët e talentuar, mirëpo përderisa disa janë të paprekshëm, disa të tjerë gjymtohen”. /Gazeta Express/