Tifozët e Crvena Zvezdës provokojnë në kufi: Oj Kosovë, o vendi im!


load
Gazeta Express
9 Tetor 2019 11:49

Tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije” janë duke kënduar këngë nacionaliste në kufi të Jarinjës, teksa nuk po u lejohet atyre nga Policia e Kosovës të futen në territorin e Republikës së Kosovës. As kontingjenti i Crvena Zvezdës nuk do të lejohet të futet në Kosovë nga njësia speciale e Policisë së Kosovës. Klubi serb planifikonte ta zhvillojë në vendin tonë ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe

Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” janë duke provokuar në pikën kufitare të Jarinjës, shkruan Gazeta Express.

Ata po bëjnë thirrje dhe po bëjnë këngë nacionaliste për Kosovën.

Atyre nuk do t’ju lejohet futja në territorin e Republikës së Kosovës nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

NavijaciCZ na Jarinju1

Uploaded by Vecernje novosti on 2019-10-09.

As ekipit serb nuk do t’i lejohet futja në Kosovë për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.

Dhe, të mllefosur që nuk do të mund të futen në Kosovë, tifozët serbë po këndojnë andej kufirit. /Gazeta Express/

Novinari na Jarinju

Dolazak oko 40 novinara iz Beograda na Jarinje video Zoran Corovic Zabranjeno preuzimanje video materijala bez dozvole redakcije Vecernjih Novosti

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart