Tifozët e Brescias i dalin në mbrojtje Veronas, jo Balotellit në incidentin racist


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 10:08

Tifozët ultras të Brescias kanë ngjallur kritika të mdha pasi e lëshuan një deklaratë  ku i mbronin tifozët e Hellas Veronës, përkundër thirrjeve raciste që ata ua banë lojtarit të Brescias, Mario Balotellit, të cilin e quajtën “arrogant”.

Përballja e së dielës, në kuadër të Serisë A, mes Veronës dhe Brescias u la nën hije nga thirrjet raciste në drejtim të Mario Balotellit, i cili reagoi me nervozizëm për trajtimin që po i bëhej dhe kërcënoi me largim nga ndeshja, para se ta shënonte një gol në disfatën 2:1, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht, trajneri dhe presidenti i Hellas Veronës, si dhe kryetari i Komunës së Veronës u dolën në mbrojtje tifozëve. Megjithatë, pas reagimeve të shumta, Verona e dënoi ultrasin e tifozëve të vet me 11 vjet mosprezenvë në stadium.

Tani, një tjetër ndodhi tronditëse i është shtuar këtij incidenti, pasi që grupi i tifozëve ultras të Brescias – klubit të Balotellit – ka dalur kundër futbollistit dhe në mbështetje të ultrasit të Veronës, Luca Castellini.

“Nëse Balotelli s’ishte i gatshëm në aspektin psikologjik të përballet me tifozët e Veronës dhe, mbi të gjitha, në një ndeshje të tillë delikate në të cilën qyteti dhe trajneri ynë – mes shumë personave – e kishte mundësinë e fundit për ta shpëtuar klubin, ai duhej të kishte treguar dhe t’ia linte vendin dikujt më pak irritues sesa ai. Asnjëri nga ne s’do të ishte i zemëruar nëse ai do ta kishte bërë këtë gjë, e kundërta në fakt”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga tifozët e Brescias.

“Deklaratat personale të një lideri të tifozëve të Veronës nuk mund ta arsyetojë sulmit mediatik që u është bërë Veronës dhe institucioneve në një tjetër tentim për ta kriminalizuar dhe shkatërruar botën e tifozëve ultras të futbollit”.

“Kjo nuk do të thotë se disa thirrje të caktuara janë legjitime apo të pranueshme, por as të gjithë tifozët e Veronës s’janë racistë. Një grup i plotë i tifozëve nuk duhet të cilësohet racist, por racizmi ekziston dhe shumë shpesh përdoret për të krijuar panik masiv në opionion publik”.

“Kjo gjuhë jokonvencionale përdoret gjithnjë e më shumë nga figurat politike dhe publike, por natyrisht se askush s’do të mendonte për t’i pezulluar ata për shkak të ndonjë kodi etik”.

“Nuk kemi asnjë dyshim se Balotelli është në fakt italian, por arroganca të cilën ai e shfaq vazhdimisht është e paarsyeshme. Veprimet e tij tashmë janë të njohura për të gjithë. Ajo që ka rëndësi për ne është shpirti i sakrificës, pasionit, raspektit, motivimit dhe djersitjes për këtë fanellë – koncepte plotësisht të panjohura për Balotellin”.

“Ne e kundërshtojmë çdo veprim që është dukshëm armiqësor dhe diskriminues, por gjithashtu shprehim solidaritet për ata të cilëve po u shkatërrohet liria. Këtë herë nuk u bë as nga autoritetet, të cilët e konsideruan sjelljen e tij jo shumë serioze, por nga vetë klubi”.

Kjo është shumë e ngjashme me letrën nga tifozët e Interit, të cilët tentuan ta bindin Romelu Lukakun e tyre se thirrjet raciste që tifozët e Cagliarit në drejtim të tij nuk ishin raciste, por kompliment për të si futbollist. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart