Tifozët e Anglisë arrijnë në Prishtinë, të befasuar me mikpritjen


Gazeta Express
15 Nëntor 2019 20:39

Tifozët e Anglisë tashmë ndodhen në Prishtinë

Të njohur si më të flaktit pas futbollit, dy ditë më herët kanë ateruar në Kosovë, për të përkrahur Kombëtaren e tyre, Anglinë, që të dielën do të zbresë në “Fadil Vokrri” për të luajtur me “Dardanët”, raporton Gazeta Express.

Ata tashmë janë duke shijuar qëndrimin në Prishtinë, ku kanë hasur në mikpritje që ndoshta rrallë herë e kanë gjetur në një vend tjetër.

“Mirë se erdhët dhe respekt”, është pankarta që është vendosur nëpër gjitha vendet në Kosovë, aeroport, rrugëve të qytetit, kafeneve dhe gjithkund tjetër.

Me të hyrë në një kafene në Prishtinë, tifozët anglezë, të ardhur nga Midelsborugh, shprehen dëshirën me dalë në foto me fanellën që shkruante, “Welcome & Respect”, “Mirë se erdhët dhe respekt”.

Për Kosovën kjo ndeshje do të jetë vetëm për statistika, pasi tashmë ka humbur shansin e parë për t’u kualifikuar në Euro 2020. Sido që të jetë, Dardanët kanë një tjetër mundësi, përmes Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart