“Ti je i sëmurë” Kokëdhima sherr me analistin: Ti qenke karagjoz!


Gazeta Express
19 Prill 2019 23:55

Koço Kokëdhima së fundmi ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit. Mbrëmjen e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan nga ku foli për kandidaturën e tij dhe për prishjen e paligjshme të ndërtimeve në Unazën e Madhe. Por pas ndërhyrjes së Arjan Curit, i cili e pyeti nëse paligjshmëria filloi kur ai iku nga PS apo para, Kokëdhima u acarua.



Biseda:

Arjan Curi: Kur filloi paligjshmëria? Kur ikët ju nga PS, apo para?

Koço Kokëdhima: Nëse do të bësh provokatorin, nuk ke shanse të bësh bisedë me mua. Je përcjellës i të gjithë shpifjeve të Sali Berishës me shokë dhe me këto gjëra nuk mund të bësh bisedë me mua. Nëse ke ndonjë fakt, atëherë fol.

Arjan Curi: Unazën e Vogël të Tiranës ju e ndërtuat.

Koço Kokëdhima: Është një gënjeshtër, provokim. Unazën e Vogël të Tiranës nuk e ka bërë asnjë kompani e imja dhe sikur, asnjë shpronësim nuk e bën kompania, por shteti. Duhet të pyesësh Ramën jo mua se nuk jam babai i Ramës. Pushtetin e tij nuk e kam ushtruar unë, por Rama. Nuk merrem me provokimet e tij.

Arian Çani: U keqkuptove… Unë pyeta a ka qenë kështu situata kur ju keni qenë pas Ramës? Keni qenë bashkëpunëtorë.

Koço Kokëdhima: Jo s’kemi qenë, nuk përgjigjem për Ramën.

Arjan Curi: Ju edhe në intervista keni thënë që keni qenë mentor i Ramës.

Koço Kokëdhima: Çlidhje ka kjo me prishjet.

Koço Kokëdhima: Pushtetin e Ramës nuk e kam ushtruar unë. Çlidhje ka kjo me shpronësimet e qeverive. Ti do më bësh mua përgjegjës për shpronësimet që ka bërë Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano. Për shpronësimet e atyre?

Arjan Curi: Po!

Koço Kokëdhima: Qenkeni një i çmendur!

Arjan Curi: Qenkeni një i sëmurë!

Koço Kokëdhima: Të më bësh mua përgjegjës për veprat e qeverive të Shqipërisë është skandal.

Arjan Curi: Ju nuk po kontrolloni veten se ç’po thoni…

Koço Kokëdhima: E kontrolloj shumë mirë. Ti qenke karagjoz.

Arjan Curi: Faleminderit shumë, ti je i mrekullueshëm dhe meriton të jesh kryetar bashkie që këtë herë t’i firmosësh vetë tenderat që do të marrësh.

Te fundit


Kthehu lart