Meta lansoi ditë më parë platformën e
bazuar në tekst Threads, dhe që atëherë ka thyer rekord me numrin e
regjistrimeve të rrjetit social.
CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg e ka konfirmuar
se Threads ka fituar 100 milionë përdorues në pesë ditët e para, transmeton
Telegrafi.
Por çfarë do të thotë ky rekord?
Në muajin shkurt, ChatGPT kishte thyer një rekord
të ri me rritjen më të shpejtë kur bëri 100 milionë përdorues brenda dy muajve
nga lansimi.
“Në 20 vjet pas hapësirës së internetit, nuk
mund të kujtojmë një rritje më të shpejtë në një aplikacion të internetit të
konsumatorit”, pati shkruar asokohe një analist i UBS-s.