Thorgan Hazard kalon te PSV-ja - Gazeta Express
string(30) "thorgan-hazard-kalon-te-psv-ja"

Thorgan Hazard kalon te PSV-ja

Sport

Gazeta Express

31/01/2023 20:53

PSV Eindhoven ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e Thorgan Hazardit nga Borussia Dortmundit.

Sipas marrëveshjes, reprezentuesi belg do të jetë i huazuar te holandezët deri në fund të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Është një klub i bukur me një fanellë të bukur. PSV është ende duke marrë pjesë në ligë, kupë dhe në Evropë. Me të vërtetë po pres me padurim garat e mëdha”, tha Hazard për faqen zyrtare të klubit.

29-vjeçari te PSV-ja do të mbajë numrin 11 në fanellë.

Sulmuesi anësor këtë sezon regjistroi 14 paraqitje me Borussia Dortmundin në Bundesligë, teksa nuk shënoi asnjëherë dhe nuk regjistroi asnjë asistim.

Thorgan Hazard numëron 47 paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës. /Gazeta Express/

transferimi |  PSV punëson Thorgan Hazard nga Borussia Dortmund