Thirrje franko-gjermane për një rihapje të shpejtë të kufijve në Evropë - Gazeta Express
string(71) "thirrje-franko-gjermane-per-nje-rihapje-te-shpejte-te-kufijve-ne-evrope"

Gazeta Express

26/05/2020 22:02

Thirrje franko-gjermane për një rihapje të shpejtë të kufijve në Evropë

Gazeta Express

26/05/2020 22:02

Presidenti i Asamblesë Kombëtare franceze, Richard Ferrand dhe homologu gjerman, Wolfgang Schäuble kërkuan sot një rihapje sa më shpejt të jetë e mundur të kufijve mes vendeve europiane, pas disa javëve të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Franca dhe Gjermania duhet të punojnë në favor të rivendosjes së menjëhershme të qarkullimit të lirë brenda hapësirës Shengen kur të përmbushen kushtet”, nënvizuan  Richard Ferrand dhe Wolfgang Schäuble në një deklaratë të përbashkët.

Lexo Edhe:

“Mbyllja e kufirit franko-gjerman ka pasur tashmë pasoja të rënda, që shkojnë përtej rajonit kufitar dhe ndikojnë veçanërisht në perceptimin e marrëdhënieve franko-gjermane”, theksuan Ferrand, anëtar i partisë së qendrës LREM të presidentit Emmanuel Macron dhe Wolfgang Schäuble, një peshë e rëndë e lëvizjes konservatore CDU e kancelares, Angela Merkel, duke kërkuar një veprim të shpejtë.

Ky tekst u publikua dy ditë nga një takim i Asamblesë parlamentare franko-gjermane, një forum i ri i dy dhomave të krijuara për të riforcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.