Thirrja prekëse që gruaja mori nga bashkëshorti i saj i cili ishte në aeroplanin që goditi një nga kullat binjake më 11 shtator


Gazeta Express
12 Shtator 2019 15:53

Dje u shënua 18 vjetori i sulmeve në Kullat Binjake në amerikë, sulme këto që i morën jetën gati 3 mijë personave.

E pak minuta para se aeroplani të godiste kullën jugore, një nga pasagjerët përdori telefonin për ta lajmëruar gruan e tij e për t’i lënë një mesazh prekës.

Brian Sweeney ishte një pilot në marinën amerikane dhe bashkëshortja e tij, Julie, thotë se beson që Brian ka luftuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar situatën në atë aeroplan, përcjell Gazeta Express.

Hej Jules, jam Brian. Dëgjomë …. jam në një aeroplan i cili është rrëmbyer … nëse gjëerat nuk shkojnë mirë, dhe nuk po duken mire, dua që ta dish se unë të dua shumë. Dua që të jesh mirë, të kënaqesh, njëjtë edhe për prindërit e mi. Do të të shoh kur vjen këtu. Dua që ta dish se totalisht të dua. Tung, shpirt, shpresoj që do të të thërras”, ishte mesazhi i Brian Sweeney, pasagjer në fluturimin 175 të United Airlines.

Sulmet e 11 shtatorit po konsiderohen si sulme terroriste më të rënda që ka parë ndonjëherë bota, ku kanë humbur jetën 2,996 njerëz, prej tyre 265 ishin pasagjerë që ishin në 4 aeroplanë që goditën dy kullat binjake, Pentagonin dhe njëri është rrëzuar në një fushë në Pensilvani, nga i cili nuk mbeti askush gjallë./Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart