Thirrja e Artan Fugës: Ky parlament duhet shpërndarë sa më parë


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 16:48

Nga Artan Fuga

Papërgjegjshmëri parlamentare !

Për dijeni:

Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!

Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën e shkencës, ligjin për arësimin e lartë, Kushtetutën dhe dekretet presidenciale.

Pritej që Komisioni Medias duke shqyrtuar sot dekretin e Presidentit Meta për rrëzimin e ligjit për Akademinë e Shkencave të bëntë së paku minimumin që do e kërkonte jo detyra e lartë e deputetit, por edhe arsyeja më minimale e një njeriu që ende ka logjikë qytetare:

1. Pritej të merrej mendimi i qeverisë nëse ligjëvënësit i kishin marrë parasysh vërejtjet e qeverisë për këtë ligj?
Hiç!
2. Pritej të thirreshin ekspertë të së drejtës kushtetuese meqë Presidenti Meta kishte ngritur vërejtje që ligji shkelte Kushtetutën.
Hiç!
3. Pritej të thirrej ministria e arësimit për t’i bërë pyetjen : A ka të drejtë Presidenti Meta kur dekreton se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë?
Hiç!
4. Pritej të thërritej deputetja iniciatore me pyetjen: A mendon t’i bësh modifikime ligjit?
Hiç!
5. Pritej që komisioni të merrte një relator dhe një ekspertizë e të dilte me një raport nen për nen për dekretin e Presidentit.
Hiç!
6. Pritej të kërkohej relacioni financiar sipas nenit 84 të Kushtetutës!
Hiç!
7. Pritej të thërriteshin akademikë që kanë mendim të kundërt me uzurpuesit e akademisë së shkencave!
Hiç!

Kjo është kultura proceduriale e parlamentit shqiptar?
Ky është turp!
Kjo më turpëron si qytetar!
Deputetë që votojnë Kushtetutë, ligje që bien në kundërshtim me njeri tjetrin!
Këto janë veprime që përbëjnë rrezik për shtetin!

Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe akademinë e shkencave!
Do ishte pretendim i madh imi!

Me këto mangësi :
Këta duket sikur i thonë sovranit : A, ç’na çan kokën!!!
Këta tallen me paratë tona!
Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë!
Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme!
Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!
Ky Kuvend gjykoj më shumë sesa më parë duhet të shpërndahet sa më parë sepse çdo minutë e tij shkatërron institucionet, shpresat në të ardhmen, demokracinë, shtetin!

Te fundit


Kthehu lart