Therje me thikë në një autobus në Prishtinë, lëndohet një 17-vjeçar - Gazeta Express
string(66) "therje-me-thike-ne-nje-autobus-ne-prishtine-lendohet-nje-17-vjecar"

Therje me thikë në një autobus në Prishtinë, lëndohet një 17-vjeçar

Gazeta Express

18/11/2020 18:35

Një 17-vjeçar është lënduar pasditen e sotme pasi derisa ishte në autobus është therur me thikë nga një tjetër, shkruan Gazeta Express

Rasti ka ndodhur në një autobus që ndodhej në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Lexo Edhe:

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar një rast Lëndim Trupor ( therje me thikë) në një autobus i cili ndodhej në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person (mashkull rreth 17 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka deklaruar Ahmeti./GazetaExpress/