Therje me thikë në Lagjen e Spitalit


Gazeta Express
15 Maj 2019 22:57

Një person është therur me thikë para pak minutash në Lagjen e Spitalit.

Në videon që ka siguruar Gazeta Express shihet ambulanca që ka arritur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë personin që është therur.

Sipas dëshmitarëve ne vendin e ngjarjes, viktima ka marrë plagë të rënda.

Policia për Gazetën Express e ka konfirmuar rastin, duke thënë se së shpejti do të dalin me detaje shtesë.

Te fundit


Kthehu lart