Theret me thikë një person në Pejë - Gazeta Express
string(34) "theret-me-thike-nje-person-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

21/02/2021 9:45

Theret me thikë një person në Pejë

Lajme

Gazeta Express

21/02/2021 9:45

Një person është therur me thikë dje në Pejë thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike.

Lexo Edhe:

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Ramë Muriqi, rreth orës 13:40.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin rajonal dhe si pasojë e plagëve të marra është intervenuar me ndërhyrje kirurgjike. Sipas mjekëve pas operacionit, gjendja e viktimës është stabile, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e Policisë.