Thellohet konflikti! Meta emëron anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 16:12

Me ardhjen e tij në Shqipëri pas vizitës së Paris, Presidenti Ilir Meta ka vendosur të dekretojë emrin e Marsida Xhaferllarit si zgjedhjen e tij të dytë për postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. (Presidenti zgjedh 3 nga 9 anëtarët)

Por zgjedhja e Metës, pavarësisht se në akordim me rradhën e procesit dhe kushtetutën*, është në përplasje me atë se çfarë ka bërë deri më tani qeveria, e cila udhëheq plotësisht me forcën e kartonëve parlamentin e vendit.

Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses duket se do të kthehet në përplasjen më të fortë mes Presidencës dhe shumicës qeverisëse, teksa vetëm dy ditë më parë parlamenti votoi dy anëtarët e gjykatës (nga tre që ajo duhet të zgjedhë sipas Kushtetutës).

Cfare thote ligji

Madje parlamenti u shpreh se sipas kushtetutës, kandidatura e dytë që duhej të zgjidhte Meta vetë, kalon automatikisht (Arta Vorpsi) pasi ka kaluar afati për zgjedhjen (30 ditë). Kujtojmë se Meta e ka zgjedhur kandidatin e tij të parë për Kushtetuesen, gjyqtarin Besnik Muci dhe qendronte ne pritje te zgjedhjes se nje emri nga ana e kuvendit.

Por situata është më e komplikuar, pasi përtej aspekteve ligjore dhe kushtetuese, palët janë përplasur dhe politikisht.

Per me teper lexoni dhe : Loja më e fundit e Ramës dhe Dvoranit me Metën dhe Kushtetutën

Maxhoranca e akuzon Presidentin Meta se ai po tregon një zell politik ndaj kandidaturës së Marsida Xhaferllarit, pasi kjo e fundit është bashkëjetuesja e ish deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Pritet që këtë mbrëmje Meta të dalë në konferencë për shtyp (në orën 20:00) dhe të mbajë qëndrimin e tij në lidhje me plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese nuk është veçse gjykata më e rëndësishme e vendit, por edhe institucioni, mungesa e të cilit përmended kudo në perëndim kur fjala vjen tek integrimi i Shqipërisë në BE.

*Rradha e zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses është si vijon: Listat me kandidatë (tre lista) sillen nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. I pari që zgjedh nga listat është Presidenti, më tutje Kuvendi dhe në fund Gjykata e Lartë (e cila ende nuk është formuar). Pas zgjedhjes së tre anëtarëve, i njëjti proces përsëritet dy herë të tjera për plotësimin e numrit preuj 9 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese.

DEKRETI I METËS:

Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese

D E K R E T

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

Te fundit


Kthehu lart