“The Superfluous Man” / FemArt - Gazeta Express
string(26) "the-superfluous-man-femart"

Arte

Gazeta Express

09/05/2023 15:27

“The Superfluous Man” / FemArt

Arte

Gazeta Express

09/05/2023 15:27

Mitcha Figa me “The Superfluous Man”, në një udhëtim artistik dhe filozofik nga Izraeli në FemArt me datë 21 maj, nga ora 19:00.

Festivali FemArt do të sjellë në Kosovë Trupën Artistike të Mitcha Figa-s, një sipërmarrje e re kulturore izraelite, e udhëhequr nga artisti multidisiplinar Yehezkel Lazarov dhe producentja e mirënjohur Yu Jingyi, e cila e fton publikun të përjetojë thellësinë e procesit krijues dhe të zhytet në sferat e frymëzimit, pyetjeve dhe konteksteve kulturore që shkojnë në prodhimin e një shfaqjeje teatrore.

Lexo Edhe:

Yehezkel Lazarov është një nga artistët më të shquar izraelit, me karrierë si aktor në dhjetra filma, seriale e shfaqje teatrore, regjisor, koreograf, si dhe drejtor artistik në film dhe video art.

E në natën e fundit të edicionit të 11-të të Festivalit FemArt, do të prezantohet shfaqja e tij “The Superfluos Man – Oblomov”.

Personazhi i Oblomovit në shfaqjen “The Superfluous Man” përfaqëson fenomenin e indiferencës në jetën shoqërore dhe private. Përtacia, mosveprimi, plogështimi dhe ëndërrimi, janë pjesë e sistemit të besimit të heroit. Në këtë përshtatje Lazarov pyet nëse një person ka të drejtë të jetojë jetën e tij pa lënë gjurmë. A është legjitime largimi nga sekuenca e vazhdueshme e jetës, nga fuqia punëtore dhe nga jeta shoqërore në një botë që është tërësisht e përqendruar në aspiratat, synimet dhe arritjet? “Unë kurrë nuk e kam fituar jetën, kështu që nuk kisha asgjë për të humbur. Doja të mos ikja ndokund, por thjesht të isha dhe pastaj të mos isha…”.

Përveç prezantimit të shfaqjes ata do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre përmes një punëtorie me artistë nga Kosova, duke krijuar kështu një urë lidhëse të rëndësishëm ndërmjet dy vendeve duke bashkëpunuar me artistët e Trupës Artistike Rezidente të Artpolis dhe Noah Dance Company që do të rezultojë me shfaqjen e përbashkët në natën e fundit të festivalit.

/Express/