The New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja - Gazeta Express
string(108) "the-new-york-times-koronavirusi-ndihmoi-ne-rrezimin-e-qeverise-se-kosoves-me-nje-ndihme-te-vogel-nga-shba-ja"

The New York Times: Koronavirusi ndihmoi në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja

Gazeta Express

26/03/2020 8:07

Pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë, gazeta e njohur amerikane, “The New York Times”, ka shkruar një artikull me titull “Koronavirusi ndihmon në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja”.

Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës të vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Lexo Edhe:

Sipas NYC, votimi i mocionit ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë kundër përhapjes së koronavirusit.