The Freestyle, projektori i gjithanshëm që shndërron çdo hapësirë në një kinema me 5 yje - Gazeta Express
string(87) "the-freestyle-projektori-i-gjithanshem-qe-shnderron-cdo-hapesire-ne-nje-kinema-me-5-yje"

AutoTech

Gazeta Express

21/01/2022 21:29

The Freestyle, projektori i gjithanshëm që shndërron çdo hapësirë në një kinema me 5 yje

AutoTech

Gazeta Express

21/01/2022 21:29

Deri më sot asnje medium apo kanal komunikimi nuk është zhdukur, por teknologjia thjesht ka shndërruar mënyrën sesi ne dëgjojmë radion, lexojmë gazetën apo shohim televizor !  Po sikur t’ju themi që së fundmi Samsung Electronics ka lançuar një projektor që do të zëvendësojë mënyrën se si ne shikojmë një film? Nëse kjo eksperiencë është shijuar më parë nga ekrani i laptopit, televizorit apo kinemasë, me The Freestyle projektorin e gjithanshme, ju do shihni filmat, videot tuaja të preferuara nga kudo që jeni. Praktik, i lehtë dhe shumë komod për t’u përdorur, projektori Freestyle do të jetë pajisja juaj e preferuar në çdo udhëtim.

Pajisje e gjithanshme për argëtim maksimal

Lexo Edhe:

Kjo është teknologjia e parë në llojin e vet që ofron shikim dhe argëtim optimal në një formë kompakte. Pajisja argëtuese mund të përdoret në çdo mënyrë që konsumatorët preferojnë pasI Freestyle është një projektor, një altoparlant inteligjent dhe një ndriçues ambienti.

Fleksibël, për t’ju përshtatur stilit të jetës të konsumatorëve, pajisja portative Freestyle peshon vetëm 830 gram duke ju lejuar ta merrni kudo me vete, pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar, në shtëpi e jo vetëm. Me projektorin Freestyle çdo hapësirë mund të shndërrohet në një ekran me lehtësi. Mund të argëtoheni duke parë filma gjatë mbrëmjeve tuaja të kampingut, të mësoni apo punoni nga shtëpia, të shijoni një video call me miqtë, të shikoni programet televizive të preferuara edhe në dhomat ku nuk keni televizor apo thjesht t’i jepni jetë ambientit tuaj me ambient mode. Ndryshe nga projektorët konvencionalë, në formë kutie, The Freestyle lejon rrotullim deri në 180 gradë, duke ju mundësuar të shfaqni video me cilësi të lartë nga kudo, dysheme, mure apo edhe tavane.

Magjia e ekranit të madh, deri në 100 inç

Nëse mendoni se eksperienca me Freestyle është e zakonshme, gaboni. Ngjyrat e zbehta, cilësia jo e mirë e figurës i përket së shkuarës sepse Freestyle vjen me funksione të plota automatike të mundësuara nga teknologjia lider në  industri. Ju mund të projektoni ekrane nga 30 inç deri në një madhësi të pabesueshme prej 100 inç. Thënë thjesht, mund të krijoni kinemanë në shtëpinë tuaj nga një distance vetëm 2,5 metra. Për më tepër, veçoria e fokusimit automatik lejon Freestyle të shfaqë një imazh të pastër kristal në çdo sipërfaqe, në çdo kënd duke siguruar një imazh krejtësisht proporcional çdo herë.

Të gjithë e dinë se eksperiencën e audios është po aq e rëndësishme sa e figurës, ndaj çdo përmbajtje audio-vizuale do të përjetohet në maksimum. Altoparlanti i fuqishëm i integruar i The Freestyle ofron tingull të pasur 360 gradë, kështu që do të merrni një përvojë audio përfshirëse nga kudo që jeni ulur.

Gjithçka që keni dëshiruar në një projektor inteligjent në formë kompakte

Freestyle ofron veçori të Smart TV, të disponueshme në televizorët inteligjentë Samsung dhe transmeton përmbajtjen direkt nga pajisjet celulare Android dhe iOS. Është projektori i parë portativ i industrisë që është i certifikuar nga partnerët kryesorë globalë OTT, duke u ofruar klientëve përvojën më të mirë të shikimit të përmbajtjes. Gjithashtu, mund ta kontrolloni projektorin vetëm nëpërmjet zërit tuaj me Samsung Bixby dhe Amazon Alexa të integruara. Nuk ka rëndësi se ku ndodheni pasi Freestyle është i pajtueshëm me bateritë e jashtme që mbështesin dalje USB-PD dhe 50w/20V ose më lart.  

Me Freestyle do të jeni kurdoherë gati për aventurën tuaj të radhës. Ky projektor inteligjent do të ndryshojë mënyrën sesi ju kaloni kohën e lirë duke e bërë atë më cilësore. Për më shumë informacion rreth projektorit The Freestyle, vizitoni: https://www.samsung.com/al/projectors/the-freestyle/the-freestyle-sp-lsp3blaxxh/