Thaçi vazhdon vizitat, sonte në Reçak - Gazeta Express
string(36) "thaci-vazhdon-vizitat-sonte-ne-recak"

Thaçi vazhdon vizitat, sonte në Reçak

Gazeta Express

06/07/2020 20:55

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sonte Reçakun, ku në janarin e vitit 1999 u masakruan 45 shqiptarë. Thotë se banorët e këtij fshati përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës.

“Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës”, shkroi Thaçi në Facebook.

Lexo Edhe:

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sonte në Reçak, në vendin e mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Në vendin e kujtimit, respektit dhe nderit kombëtar. Kujtojmë se 21 vite më parë këta njerëz përjetuan krimin më të rëndë kundër njerëzimit, pas Srebrenicës. Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut! HTH

Së fundi Thaçi ka nisur vizitat në disa vende të Kosovës ku ka takuar familjarë të dëshmorëve e martirëve të luftës së fundit, përfshirë Poklekun.