Thaçi turpërohet në prani të Clinton-it e Albright-it, masa i fishkëllen kur merr fjalën


Gazeta Express
12 Qershor 2019 11:57

Para pak çastesh ka filluar ceremonia e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të Kosovës që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës.

Qytetarët e shumtë që janë grumbulluar për të përcjellë nga afër këtë ceremoni, e kanë pritur me ovacione të mëdha momentin kur është përmendur emri i presidentit Bill Clinton duke thirrur “USA, USA, USA”.

Megjithatë, me fishkëllima është pritur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin kur i është dhënë fjala për hapjen e kësaj ceremonie.

Qytetarët kanë reaguar duke shprehur pakënaqësinë e tyre karshi Thaçit.

Në këtë ceremoni po marrin pjesë edhe gjenerali Wesley Clark dhe personalitete të shumta. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart