Thaçi thotë se rastësisht ka folur me Haxhi Shalën për votimin e Qeverisë Hoti - Gazeta Express
string(78) "thaci-thote-se-rastesisht-ka-folur-me-haxhi-shalen-per-votimin-e-qeverise-hoti"

Gazeta Express

03/06/2020 21:08

Thaçi thotë se rastësisht ka folur me Haxhi Shalën për votimin e Qeverisë Hoti

Gazeta Express

03/06/2020 21:08

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se biseda e tij me deputetin Haxhi Shala për votimin e Qeverisë Hoti ka qenë rastësore. Shala tha sot në Kuvend se biseda me Thaçin dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj e ka bindur atë që të votojë qeverinë e re.

‘’Unë zotëri Shalën e njoh moti por njoh edhe shumë deputetë të tjerë. Kam miq gjithandej.”, thotë ai.

Lexo Edhe:

‘’Kemi rastisur në një ndejë krejt rastësisht së bashku me zotin Haradinaj dhe mikun tim Haxhi Shalën.’’

‘’E kemi pasur një bisedë krejt të lirë. Një bisedë të vullnetit të lirë. Rusisht është hapur kjo temë dhe për respekt ndaj presidentit dhe ish-kryeminsitrit Haradinaj ai ka vendosur të ndërrojë mendim’’, tregon presidenti i Kosovës.

‘’Sot kushdo që kërkon mendim nga ana ime unë kërkoj që të respektohen institucionet.’’, përfundon ai. /Express/