Thaçi pret sot në takim Kurtin - Gazeta Express
string(30) "thaci-pret-sot-ne-takim-kurtin"

Thaçi pret sot në takim Kurtin

Gazeta Express

01/04/2020 7:29

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

Lexo Edhe:

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesër”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

Sipas saj, presidenti Thaçi sot në orën 10:00 takimin e parë për konsultime e ka të planifikuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa, nesër presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative kryetarin e AAK-së në orën 10:00, kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.