Thaçi për Lajçakun: Nuk marr pjesë në negociata që i udhëheq ai - Gazeta Express
string(63) "thaci-per-lajcakun-nuk-marre-pjese-ne-negociata-qe-i-udheheq-ai"

Thaçi për Lajçakun: Nuk marr pjesë në negociata që i udhëheq ai

Gazeta Express

26/05/2020 13:47

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka folur edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kërkesës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak, për rinisje të negociatave, raporton Gazeta Express.

Kreu i shtetit ka thënë se deri tani nuk ka pranuar kurrfarë telefonate nga Lajçaku dhe ka thënë se nuk pranon që të përfshihet në një proces negociator të cilin do ta udhëheqë sllovaku, duke rikujtuar qëndrimin e këtij të fundit për Kosovën në UNESCO.

Lexo Edhe:

Thaçi ka thënë se beson në rolin udhëheqës të SHBA-së, derisa ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në Samitet që ftohen nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

“Kam besim të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këtë proces duhet ta përmbyllim suksesshëm, siç kanë përmbyllur suksesshëm shumë marrëveshje. Pa një rol udhëheqës të SHBA-së s’mund të përmbyllen problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Është inkurajues çdo vullnet që tregohet nga BE-ja, por të them të drejtën personalisht unë s’jam në kontakt me z. Lajcak.

Z. Kurti është në kontakt me të që 3 muaj, dhe nuk e di sa larg kanë shkuar treshja Kurti-Lajcak-Borell.

Kosova është vend i lirë, dhe përballë do të kemi dy negociatorë që nuk e njohin Kosovën si shtet, madje Lajcak ka votuar edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Personalisht si president i përgjigjem çdo ftese sa i përket Samiteve nga Merkel apo Macron, por nuk e kam vullnetin që të participojë në procesin e negociatave që udhëheq Lajçak”, ka thënë presidenti Thaçi. /Express/