Thaçi për Kurtin: Kryeministër më të dobët s'ka pasur ky vend - Gazeta Express
string(59) "thaci-per-kurtin-kryeminister-me-te-dobet-ska-pasur-ky-vend"

Gazeta Express

27/05/2020 22:21

Thaçi për Kurtin: Kryeministër më të dobët s’ka pasur ky vend

Gazeta Express

27/05/2020 22:21

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka sulmuar kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, në natën e së mërkurës.

Thaçi ka vlerësuar se Kosova asnjëherë në historinë e saj s’ka pasur shef më të keq të ekzekutivit.

Lexo Edhe:

“Kryeministër më të dobët dhe më të paditur s’ka pasur ky vend”, është shprehur Thaçi në Rtv Dukagjini.

Thaçi ka folur edhe për protestat e paralajmëruara nga Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit.

Sipas Thaçit, askund në botë kryeministri nuk organizon protesta kundër institucioneve në të cilat është vetë brenda.

Presidenti gjithashtu ka deklaruar se Kurti, si dhe ministrat e tij, Albulena Haxhiu e Arben Vitia, duhet të përballen me drejtësinë. /Express/