Thaçi: Nëse e kërkon Gjykata Kushtetuese, unë do të jap edhe dorëheqje - Gazeta Express
string(71) "thaci-nese-e-kerkon-gjykata-kushtetuese-une-do-te-jap-edhe-doreheqje-ge"

Thaçi: Nëse e kërkon Gjykata Kushtetuese, unë do të jap edhe dorëheqje

Gazeta Express

27/05/2020 22:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se mund të japë dorëheqje nga posti i tij si shef i shtetit.

Thaçi ka thënë se do të veprojë në përputhje me vendimin që do ta marrë Gjykata Kushtetuese e vendit, përkitazi me dekretin që ai ka shpallur për ta mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të ri të vendit.

Lexo Edhe:

Ai ka deklaruar në Rtv Dukagjini se do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Kushtetuesja.

“Edhe nëse më kërkohet dorëheqja nuk është fundi i botës”, është shprehur Thaçi. /Express/